Mësimi i gjuhës frënge: Ambasada e Francës, Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe Aleanca franceze nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Ambasada e Francës, Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe Aleanca franceze e Prishtinës kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi lidhur me mësimin e gjuhës frënge.

Me këtë rast, Gresa Çaka-Nimani, kryetare e Gjykatës Kushtetuese priti ambasadoren, Marie-Christine Butel, këshilltarin e saj për bashkëpunim dhe veprim kulturor Donato Giuliani, Dafina Bytyqi presidente e Aleancës franceze dhe drejtoreshën e saj Anne-Sophie Veyrier.

Ata diskutuan lidhur me mbajtjen e kurseve të gjuhës frënge për gjyqtarët dhe personelin e Gjykatës.

“Mundësitë janë të mëdha: frëngjishtja është në të vërtetë gjuhë zyrtare e shumë instancave të drejtësisë ndërkombëtare, si Gjykata Evropiane e Drejtësisë dhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Ne e mirëpresim këtë bashkëpunim. Ai kontribuon në forcimin e lidhjeve gjithnjë e më tê forta ndërmjet Francës dhe Kosovës. Kjo etapë e re është pjesë e një dinamike premtuese të partneritetit midis dy vendeve në të gjitha fushat”, thuhet në njoftim./Dijasot.com