Shkrimtarja arbëreshe Lucia Martino u ka bërë thirrje gjithë shqiparëve kudo që ndodhën në botë që të rujanë gjuhën shqipen, pasi sipas saj mërgata shqiptare nuk po e përcjellë traditën e arbëreshëve që shqipen ta trashëgojnë brez pas brezi fëmijët, nipër e stërnipër.
Ajo ka kritikuar gjithë shqiparët që kanë jo më shumë se 15 vite që kanë emigruar në vendet perëndimore, dhe po harrojnë shqipen.
Ndërsa, u kujton shqiptarëve se arbërshet e Italisë që u larguan nga Shqipëria 500 vjet më parë ende e flaisn gjuhën shqipen dhe i ruajnë traditat e kombit.
Arbërshja Martino në një postim që është bërë nga restoranti “Mrizi i Zanave Agroturizëm”, ku ajo po kremton festën, tha se arbëreshët do të vazhdojnë t’ua mësojnë shqipen fëmijëve të tyre që ua lanë prindërit, por duhet të ndiqen si shembull dhe nga diaspora e re.
“Disa nga ju shqiptarë që jeni shprishur nëpër botë, që keni 15 vjet që jeni larguar, po harroni gjuhën dhe nuk ja mësoni fëmijëve, na Arbëresht që kena 500 vjet dhe e ruajmë gjuhën arbëreshe, thotë ajo.
Martino madje gatuan dhe ushqimet që në komunitetin arbëreshë janë trashëguar si receta brez paz brezi nga nënat. Ajo adhuron të gatuajë recetat e arbëreshëve.
Martino është aktiviste dhe shkrimtare e librave “Gruaja Abrëreshe, dje, sot e nesër” dhe ” Ish një herë pinoqi”./Dijasot.com