Më 8 dhjetor 1912, “VATRA” zgjodhi Konicen si delegat në Evropë dhe Shqipëri

Më 8 dhjetor 1912, Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Federatës Panshqiptare “VATRA”, që u mbajt në Boston, vendosi që Faik Konica të dërgohet si delegat në Europë dhe Shqipëri, për të shtruar para diplomacinë europiane dhe Qeverisë Provizore të Vlorës qëndrimet e “Vatrës” për zgjidhjen e çështjes së udhëheqjes së Shqipërisë dhe përpilimin e kushtetutës.

Njëkohësisht, ai u caktua dhe si delegat i “Vatrës” në Kongresin e shqiptarëve që u mbajt në Trieste.

Në foto Faik Konica gjatë një interviste në radio CBS në Vashington DC, ShBA, 1931.

(Burimi:Albanian Vintage Photography, people, cities, culture and history)