Më 29 dhe 30 qershor do të mbahet “Samiti i Arsimit dhe Aftësimit Profesional”

Për herë të parë në Kosovë, Klubi i Prodhuesve së bashku me Fondacionin Besa do të organizoj Samiti i Arsimit dhe Aftësimit Profesional –VET (Vocational Education and Training).

Klubi i Prodhuesve të Kosovës njofton se në këtë samit do të diskutohet mbi rolin kyç të arsimit dhe aftësimit profesional (AAP) në rritjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës.

VET Samiti do të mbahet me 29 dhe 30 qershor në ITP Prizren. /Dijasot.com