Më 1942: Atëherë kur hapja e shkollave shqipe u realizua nga Manastiri e Prilepi , Shkupi…

Engjell Gishti, Tiranë

Midis detyrave të tjera, Balli Kombëtar i kohës së Luftës së Dytë Botërore, hapi shkollat shqipe në trojet e çliruar nga egërsia kishte një vlerë shumë të madhe financiare; shpenzime që shpesh u realizuan me kontribute vullnetare të aristokracisë shqiptare të asaj kohe!

Hapja e shkollave shqipe, u realizua nga Manastiri e Prilepi e deri në Shkup, Kumanovë, Preshevë, Mirovicë, Novi Pazar e Podgorice!

Jo vetëm u hapen shkollat, por bejleret e Shqiperisë, ashtu sikurse ishin kujdesur me kohë për europianizimin e familjeve të tyre, u kujdesen që këto shkolla edhe femërore të reflektonin një paraqitje europiane!

Plani i madh i Ballit ishte rieuropianizimi i Shqipërisë etnike, pra largimi nga psikologjia dhe bota lindore muslimane; ashtu sikurse ata kishin bërë më parë me familjet e tyre!

Mjafton të shikosh këtë fotografi të nxënësve vajza shqiptare të Mitrovicës për të kuptuar vizionin e bejlereve shqiptare që drejtonin Ballin Kombëtar!

Madje ka më shumë se kaq! Ata i dërgonin këta nxënës edhe në Novi Pazar, pra në tokën që ata e konsideronin akoma një tokë të pushtuar shqiptare! Në këtë mënyrë, shqiptaret e atjeshëm shikonin se si po ecnin drejt zhvillimit europian vëllezërit të Kosovës, duke nxitur kështu atdhetarizmin edhe në këtë qytet! Këtë bënë një shtet i ndërgjegjshëm i udhëhequr nga burra të mençem e largpamës!
Udhëheqësit e sotëm të Shqipërisë po bëjnë saktësisht të kundërten e kësaj, duke e kallur Shqipërinë përsëri në errësirën islamike!