Më 14 shtator rifillon aktivitetet Aleanca Franceze

Aleanca franceze ka njoftuar se do të rifillojë aktivitetet e saj më 14 Shtator.

​“Tani ju mirëpresim në ambientet tona për regjistrime dhe informata nga e hëna deri të enjten nga ora 10:00 deri në ora 13:00 pasdite dhe nga ora 14:00 deri në 18:00 pasdite si dhe të premten nga ora 10:00 deri në 14:00 pasdite”, thuhet në njoftimin e kësaj aleance.

Po ashtu njoftohet se do të ofrohen kurse në frëngjisht, shqip dhe serbisht, online në lokalet tona e Aleancës Franceze. “Regjistrimet tani janë të hapura, dhe ju mund të konsultoheni me programin e kurseve këtu.  Shpresojmë që të takohemi përsëri dhe të ndajmë me ju të gjitha të rejat nga Aleanca Franceze! Mos e humbisni Ditën e Hapjes në internet, me 10 shtator: programet, kurse provuese falas dhe zbritje. Na ndiqni në Facebook për më shumë informata rreth kthimit në shkollë”, thuhet mes tjerash në njoftim. /Dijasot