Në Kosovë për herë të parë më 14 nëntor organizohet “Panairi i Praktikës”, nga KosovaJob dhe Promnestria në bashkëpunim me BERZH-in.
Rreth 50 kompani do të jenë të ftuara në këtë panair për të ofruar punë praktike për studentët dhe të diplomuarit pa përvojë pune.
“Një mundësi ideale por vjen më 14 nëntor për studentët dhe të papunët që duan të fillojnë karrierën e tyre. Nëse i përkisni njerës nga këto dy kategori, atëherë kjo është mundësia e përkryer për t’ia siguruar vetes një vend të ri pune si praktikant/e. Praktika cilësohet si hapi i parë drejt një karriere të gjatë e me shumë mundësi zhvillimi. Duke e parë rëndësinë e punës praktike po organizohet për herë të parë “Panairi i Praktikës”, nga platforma #1 e punësimit në vend, KosovaJob në bashkëpunim me BERZH dhe Promnestria”, thuhet në njoftimin e KosovaJob.
Po ashtu bëhet e ditur se punëdhënës nga mbi 50 kompani të njohura do të jenë prezente më 14 nëntor , prej orës 09:30 deri në ora 14:00, në hotelin “Swiss Diamond”./Dijasot.com