Mbretëria e Bashkuar i bën thirrje Serbisë t’i mbajë përgjegjës sulmuesit e Banjskës

Përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar në OKB, ka thënë se tensionet aktuale mes Kosovës dhe Serbisë, ritheksojnë rëndësinë që të dyja palët t’i rikthehen dialogut.

”Mbretëria e Bashkuar mirëpret progresin që ka bërë Kosova si shtet sovran në këtë periudhë”.

”Tensionet aktuale e ritheksojnë rëndësinë që Kosova dhe Serbia të fokusohen tutje në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”.

Madje Mbretëria e Bashkuara përmendi edhe tre hapa, që sipas të cilëve duhet të angazhohen Kosova dhe Serbia, për të sjell progres.

”Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë zotimet e tyre të shmangin veprimet e njëanshme”.

”Kosova duhet të ushtrojë pushtetin e vet sovran që është ngulitur në zemër të Kushtetutës së Kosovës”, transmton klankosova

”BQK ka kërkuar që të zbatojë rregullore e veta. Autoritetet e Kosovës duhet të kenë një plan derisa të gjendet një zgjidhje”.

”Përfundimisht Mbretëria e Bashkuar, i bën thirrje Serbisë që ata që morrën pjesë në sulmin e Banjskës të mbahen përgjegjës”.