Shkruan: Hisen Berisha
Si individ e subjekt politik, jemi të angazhuar për drejtësi dhe mirëqenie të punëtorëve. Këtë, në qeverisjet e kaluara, e kemi dëshmuar nxjerrjen e punëtorëve nga pagat si ndihmë sociale, në paga dinjitoze dhe me fuqi blerëse për shportën familjare.
Kjo qeveri po përballet pikërisht me strukturat tëjet sensitive dhe me rol krucial në sigurinë nacionale, siç ishin më herët Policia – FIT, kësaj radhe Zjarrëfikësit, e po të mos i pengonte statusi ushtarak njëjtë do vepronin edhe strukturat ushtarake, pagat e të cilëve janë të pa mjaftueshme për ta përballuar jetën e rëndë sociale në të cilën e keni degraduar këtë popull.
Sot ky nivel i pagave i pa rritur apo mashtrimi që ka bërë kjo qeveri me vlerën e koeficientit, si dhe duke ua hequr sigurimet e rrezikshmërinë, e duke ua fuzionuar gjoja në pagë, një formë kjo e mashtrimit social për ti lënë të varfër në vazhdimësi, doktrinë kjo juaja e qeverisjes shtetzhbërëse.
Prandaj, Ne e shprehim mbështetjen tonë të plotë ndaj protestës së Zjarrfikësve të Kosovës. Kjo protestë e tyre për paga dhe kushte të mëdha të punës është një thirrje e nevojshme për respektimin e të drejtave të punës dhe mirëqenies së punëtorëve. Ne besojmë në parimin themelor të barazisë në vendin e punës dhe në një pagesë dinjitoze e të drejtë për punën e kryer.
Në i kerkojmë një dialog të hapur dhe konstruktiv mes qeverisë dhe përfaqësuesve të punonjësve për të adresuar çështjet e tyre për paga dhe kushte të punës.
Kërkojmë nga qeveria që të marrin seriozisht shqetësimet e zjarrfikësve dhe të angazhohen në bisedime konstruktive për gjetjen e zgjidhjeve të drejta dhe të qëndrueshme. Puna e tyre thelbësore në ruajtjen e jetëve dhe pronave, meriton një vlerësim adekuat dhe një trajtim të drejtë dhe korrekt. Këto sfida janë thelbësore për mirëqenien e tyre dhe sigurinë e njerzëve në tërësi.
Në këtë kohë, ne mbetemi të përkushtuar në mbështetjen e drejtave të punëtorëve dhe në ndërtimin e një mjedisi të punës, i cili respekton dhe promovon mirëqenien dhe dinjitetin e secilit punonjës.
(Autori është ushtarak karriere, politikan dhe deputet në Kuvendin e Kosovës)
Opinionet nuk shprehin qëndrimin e redaksisë.