Manastirliu takim në Londër me drejtorin e Qendrës Europiane të Universitetit të Oxfordit: Kërkim shkencor të avancuar, përmes partneriteteve me universitetet britanike

Ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim në Londër me drejtorin e Qendrës Europiane të Universitetit të  Oxfordit, prof. Othon Anastasakis dhe profesorin e njohur shqiptar në Universitetin UCL, Andi Hoxhaj OBE, për siç është shprehur ajo nxitjen e bashkëpunimit në kuadër të programeve të ndërkombëtarizimit, në fushën e studimeve europiane, me synim rritjen e cilësisë së arsimit të lartë dhe përfshirjen e stafeve akademike në kërkimin shkencor të avancuar, përmes partneriteteve me universitetet britanike./Dijasot.com