Lushaku-Sadriu: Kosova ka të rinj që nuk e pranojnë dhunën ndaj vajzave dhe grave si pjesë të kulturës

Drejtoresha për arsim në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu bashkë me nxënësit e Gjimnazit Sami Frashëri në kryeqytet ka diskutuar për dhunën me bazë gjinore.

“Takova të rinj me rezonim e kritikë për fenomene të dëmshme shoqërore; të rinj që nuk e pranojnë dhunën ndaj vajzave dhe grave si pjesë të kulturës; dalin me ide se si nga familja e deri te shteti duhet të ngritët vetëdija e veprimi kundër dhunës. Të rinj e të reja që mendjehapur e pranojnë nevojën për ndryshim” ka njoftuar ajo në një postim të saj në rrjetin social Facebook.

Ajo ka thënë se Kosova ka rini të mrekullueshme, që e obligon shtetin dhe shoqërinë e Kosovë të angazhohet çdo ditë e më shumë për një të ardhme më të mirë. /Dijasot.com