Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Greqi mban aktivitetin e radhës për komunitetin shqiptarë në Athinë

Në Greqi u mbajt aktiviteti i radhës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë.

Veprat e shkrimtarit, publicistit, kritikut, përkthyesit, Primo Shllaku “Pesha e padurueshme e pafajësisë” (roman) dhe e poetes Vlora Ademi “Katërdhet e pak” (poezi) u prezantuan tek lexuesit e artdashësit shqiptarë që jetojnë në Athinë të shtunën, në datën 18 maj 2024.

Të pranishëm ishin, anëtarë të Lidhjes, shkrimtarë, poetë, aktorë, gazetarë, mësues, miq të letërsisë dhe përfaqësues nga Komuniteti Shqiptar Greqi, Lidhja e Gruas Shqiptare në Greqi-Σύνδεσμος Αλβανίδων Γυναικών στην Ελλάδα dhe Shoqata Vëllazërimi.

Për librat referuan kryetarja e LiterArt, Brikena Qama e cila u përqendrua në analizën e fabulës së romanit të Shllakut dhe filozofisë që përcjell ajo tek lexuesi. Gjithashtu znj. Alma Ibi Zekollari në fjalën e saj u fokusua tek nuancat stilistike gjuhësore të romanit duke e quajtur vlerë ndërthurjen dialektore e krahinore në të.Për vëllimin poetik të Vlora Ademit referoi zj. Jasmina Kotrri e cila foli për përshpirtjen e poezisë së Ademit dhe forcën e ndjeshmërinë që ajo përcjell.

Kryetari i Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi, z. Pjerin Lleshi ndaloi pikërisht tek ndjesitë që një poezi e arrirë të zgjon duke iu referuar poezisë së Ademit si një nga shembujt më të mirë të poezisë shqiptare.Gjatë aktivitetit u lexuan pjesë nga romani “Pesha e padurueshme e pafajësisë” dhe poezi nga vëllimi “Katërdhet e pak”.

Një interval pyetje-përgjigje ndërmjet publikut dhe autorëve e bëri atmosferën edhe më të ngrohtë e miqësore, aq sa dhe përqafimet, nënshkrimet e fotografitë.

LiterArt falenderon të gjithë artdashësit që ndjekin aktivitetet e Lidhjes dhe dita ditës po shtohen! “Falenderon Kafe Argjiro që shoqëron me kafen shqiptare çdo aktivitet të komunitetit shqiptar në Athinë si dhe furrën “Hpeiros” që bujarisht ofron qerasjet e rastit.Falenderim i veçantë shkon për organizatën “Inter Allia” që strehoi aktivitetin tonë në ambientet e saj! Mirutakofshim!”, thuhet në njoftimin e publikuar nga LiterArt./Dijasot.com