Sot, në Rahovec u zbulua busti i dëshmorit të kombit, Gëzim Hamza-Piktori, në oborrin e shkollës që mban emrin e tij.
Në këtë përurim të bustit kanë marrë pjesë përfaqësues nga komuna e Rahovecit, nga jeta publike dhe kulturore e kësaj komune.
Ndërtimi i bustit të dëshmorit Gëzim Hamza-Piktori është mundësuar nga Komuna e Rahovecit, raporton Dijasot.com
Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka thënë se dita e sotme është njëherazi edhe ditë feste për shkollën.
“Para këtij busti, do të përulemi me përkushtim për ta nderuar dhe lartësuar emrin dhe sakrificën e tij, për çdo ditë, muaj e vit. Lavdi dhe nderime dëshmorit Gzim Hamza- Piktori, si dhe të gjithë dëshmorëve dhe heronjve të kombit”, ka thënë Latifi.
Latifi ka shkruar se Gëzim Hamza ishte një luftëtar trim që u flijua në Betejen e Rahovecit, betejë e cila është ndër kapitujt e veçantë të historisë tonë kombëtare, që sipas tij i dha dimensione të reja luftës për çlirim. “Rahoveci ishte arterie e veçantë e luftës së UÇK-së, jo vetëm për pozitën gjeografike, por edhe për gatishmërinë e popullit të kësaj ane për të qenë pjesë aktive e luftës për çlirim”, tha Latifi./Dijasot.com


