Lajçak dhe Escobar takohen me kryeministrin Kurti në Qeveri

Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, zëvendës Ndihmës Sekretari i SHBA-ve për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe mbikëqyrës i politikave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Gabriel Eskobar si dhe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, kanë arritur në ndërtesën e qeverisë së Kosovës për takim me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Temë kryesore e takimit ndërmjet Kurtit me Escobar dhe Lajçakun

do të jenë Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe dhe dialogu Kosovë – Serbi.

Lajçaku dhe Escobari do të takohen edhe me liderët e tjerë politikë të Kosovës dhe anëtarët e shoqërisë civile.