Ky grup studentësh po qëndrojnë në Kosovë në kuadër të një vizite studimore.
Kurti i njoftoi ata me rezultatet kryesore të qeverisjes, reformat e ndërmarra dhe disa prej politikave kryesore të qeverisë. Këtu ai veçoi shtesa për nënat e reja dhe fëmijët si dëshmi e kujdesit institucional për familjen, platformën e punësimin për të rinj SuperPuna, vendimin për ta bërë arsimin e lartë falas për të gjithë dhe rritjen eksponenciale të numrit të bursave për studentë sidomos në fushat STEM, mbështetjen për komunitetet jo-shumicë në vend, vëmendjen e shtuar ndaj efiçiencës së energjisë si në shtëpi private ashtu edhe në biznese, dhe investimet në energjinë e ripërtëritshme.
Pas prezantimit hyrës të kryeministrit, sipas njoftimit nga Kryeministria, studentët dhe profesorët e pranishëm parashtruan pyetje dhe zgjeruan diskutimin sipas fushave të tyre të interesit.
Studentët dhe profesorët e pranishëm falënderuan kryeministrin Kurti për mundësinë dhe gatishmërinë e tij për t’i mirëpritur e për të diskutuar hapur./Dijasot.com