Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se para datës 6 tetor nuk do të ketë takim me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.
E arsyeja e kësaj sipas Kurtit është se do të mbahet Samiti në Slloveni mes Bashkimit Evropian dhe gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.
S’ka datë të caktuar se kur do të jetë takimi ynë i radhës, ndërkohë zëvendëskryeministri im Bislimi që është përgjegjës ka pasë takime në Bruksel. Ai i diskuton hollësitë sidomos të çështjes së të zhdukurve me forcë”, ka thënë Kurti.
Kurti po ashtu foli edhe për takimin me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, i cili ka qëndruara në një vizitë treditore në Kosovë.
Lajçaku ka qëndruar tri ditë në Kosovë dhe jo si herët e kaluara, kur qëndronte një ditë. Ka zhvilluar një mori takimesh me akterë të ndryshëm të përfshirë në çështjen e dialogut dhe ka filluar ta kuptojë më me hollësi gjendjen socio-ekonomike të Kosovës. S’kemi diskutuar fare për çështjen e arkivave, kemi diskutuar për sugjerimet tona që i kemi dhënë për Serbinë dhe Ballkanin Perëndimor. Nuk kemi diskutuar për reciprocitetin, por i kam treguar se liderët evropianë kanë pranuar një letër nga unë ku janë të renditura shkeljet që po i bën Serbia”, ka deklaruar Kurti. /Zëri