Kur fillon shkollimi i detyruar në Kosovë

Organizimi i arsimit parauniversitar dhe parashkollor në Kosovë organizohet përmes një kornize të mësimit tërë jetësor.

Bazuar në fazat kryesore të Kornizës Kombëtare të Kurrikulumit, fëmijët vijojnë shkollën në arsimin parashkollor nga mosha zero dero në gjashtë vjeç.

Niveli i arsimit fillor zgjat 5 vite prej moshës gjashtë vjeçare, si dhe arsimi i mesëm i ulët që zgjat katër prej moshës dymbëdhjetë vjeçare.

Arsimi i mesëm i lartë zgjat dhe tri vite, varësisht nga kurrikulumi i përcaktuar nga Ministria, prej moshës pesëmbëdhjetë vjeçare, përfshirë gjimnazin, shkollën e mesme profesionale, shkollën e muzikës dhe atë të artit.

Po ashtu me ligj është i rregulluar dhe arsimimi postsekondar në institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional në periudhën një  deri dy vite.

Ofrohen dhe programe të mësimit gjatë gjithë jetës për të rritur.

Shkollimi i detyruar fillon në fillim të vitit shkollor pas datës kur fëmija arrin moshën gjashtë vjeçare që është mosha minimale për shkollimin e detyruar.

Shkollimi i detyruar ofrohet falas./Dijasot.com