Gati 30 për qind e të rriturve do të përjetojnë çrregullim ankthi në një moment të jetës së tyre, sipas Shoqatës Amerikane të Psikiatrisë.
Koha është e rëndësishme për medikamente të caktuara dhe disa medikamente janë krijuar për t’u marrë me ose pa ushqim. Sigurisht, është e rëndësishme që të bisedoni me mjekun tuaj për të gjitha këto përpara se të merrni ndonjë ilaç, transmeton portali Klix.ba.
Një klasë e antidepresantëve të njohur si frenuesit selektivë të rimarrjes së serotoninës (SSRIs) punojnë duke rritur sasinë e serotoninës në trupin tuaj, substancë natyrale në tru që ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit mendor.
Qëllimi i përgjithshëm i marrjes së këtyre ilaçeve kundër depresionit është që t’ju bëjë më pak të shqetësuar, dhe ilaçi në përgjithësi funksionon mirë për njerëzit. SSRI-të si escitaloprami e mbajnë hormonin e ndjenjës së mirë serotonin të qarkullojë në trup më gjatë për të përmirësuar gjendjen shpirtërore.
“Këto ilaçet kundër depresionit janë krijuar për t’u marrë një herë në ditë dhe varet nga ju kur t’i merrni. Mund të merret në mëngjes ose pasdite”, thotë Peter Martin, MD, profesor i psikiatrisë dhe shkencave të sjelljes në Qendrën Mjekësore të Universitetit Vanderbilt.
Merrni parasysh stilin tuaj të jetesës kur vendosni se kur ta merrni këtë ilaç, si dhe nga çfarë të përmbaheni. E rëndësishme është që të keni një kohë të rregullt të ditës për ta marrë.
Mbajrni në mend këtë se sigurisht që do të monitoroni se si antidepresivi ndikon në gjumin tuaj. Prandaj sugjerohet që ilaçi të merret në mëngjes, në mënyrë që të mos ndikojë negativisht në gjumë. Disa pacientë mund të zbulojnë se ilaçi i bën të përgjumur – në këtë rast, mund të merret në mbrëmje para se të shkoni në shtrat. Arsyeja është e thjeshtë dhe fshihet në biologjinë tuaj, domethënë se si serotonina ndikon personalisht tek ju./DG/DijaSot
