Kryeministri Rama ndan foton e Papa Françeskut me plisin në dorë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një fotografi të Papa Françeskut.

Rama ndau sot në rrjetet sociale foton e Papa Françeskut, i cili mban në duar një qeleshe tradicionale shqiptare me shqiponjën dykrenare.

Kreu i Kishës Katolike e ka në dorë plisin ku e stampuar është shqiponja e flamurit kombëtar shqiptar.

“Photo of the day”, shkruan kryeministri ndërsa ndan foton e Atit të Shenjtë.