Kryeministri Kurti uron nxënësit për “Javën e Kodimit”

Në Kosovë ka nisur “Java e Kodimit”. Të përfshirë në këtë projekt do të jenë mbi 250 shkolla.

Kryeministri Kosovës Albin Kurti, ka përcjellë një mesazh urimi për nxënësit dhe mësimdhënësit lidhur me fillimin e kësaj jave.

“Sot po fillon java e kodimit në mbi 250 shkolla vullnetare. Do të zhvillohen qindra aktivitete që përfshijnë kurse të kodimit, projekte, prezantime e sesione informuese rreth kodimit, inteligjencës artificiale e shkencave kompjuterike. Partnerët SHPIK dhe Code.org, bashkë me shkollat dhe qendrat e trajnimeve, do të mundësojnë realizimin e Orës së Kodimit. Të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve që do të jenë pjesë e kësaj nisme përgjatë kësaj jave, ju uroj kodim të suksesshëm. Mezi pres të kthehem nga Vjena që t’ju vizitoj e përgëzoj nga afër.”, ka shkruar Kurti./Dijasot.com