Kryeministri Kurti pas takimit me Shefin CIA-s: Marrëdhëniet e fuqishme bilaterale me ShBA-të duam t’i forcojmë e zgjerojmë edhe më tej

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për takimin që pati me Shefin e CIA’s, William Burns, sot në mëngjes. Vizitën e Burns, e ka cilësuar si historike, e Burnsin si diplomat briliant.

Kurti ka deklaruar se marrëdhëniet e fuqishme bilaterale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duam t’i forcojmë e zgjerojmë edhe më tej”.

Vizita e Drejtorit të CIA-s, diplomatit briliant William Burns,ai tha se ishte një mundësi fort e mirë për të biseduar një gamë të gjerë temash dhe për të thelluar e avancuar bashkëpunimin tonë strategjik, në shërbim të paqes demokratike dhe sigurisë euro-atlantike në rajon e më gjerë. “Qeveria po i menaxhon sfidat e brendshme të sigurisë suksesshëm, e drejtuar nga forca e ligjit të drejtë me institucione e mekanizma të shtetit tonë demokratik”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës gjithashtu po i menaxhon sfidat e brendshme të sigurisë suksesshëm, e drejtuar nga forca e ligjit të drejtë me institucione e mekanizma të shtetit tonë demokratik. Në tri vitet e fundit, gjersa Bruto Produkti Vendor i Kosovës është rritur për 33% e buxheti shtetëror për 35%, për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Mbrojtjes, i kemi dedikuar 11.1% (apo 1/9) e buxhetit vjetor. Çlirimi e pavarësia e vendit tonë, mbështetja e përhershme amerikane në aq shumë fusha, ishin e janë gjë e drejtë dhe e duhur që ia ka vlejtur fort për të gjithë”, ka shkruar Kurti.