Kombëtarja e Suedisë në kategorinë e femrave ka fituar me rezultat bindës 5-1 ndaj Tajlandës në kuadër të Kupës së Botës.
Në këtë fitore të Suedisë shënoi edhe futbollistja shqiptare, Kosovare Asllani.
Ajo realizoi për 2-0 në minutën e 19’, derisa golin e parë e shënoi Linda Sembrant.
Kombëtarja e Suedisë është liderë e Grupit F me gjashtë pikë pas dy takimeve, e ndjekur nga SHBA-ja me tri, kurse Kili dhe Tajlanda janë ende pa pikë.
Ky ishte goli i dytë i Kosovare Asllanit në Botërorin e femrave, pasi ka shënuar edhe në fitoren 2-0 të Suedinë kundër Kilit.
Për shkak të paraqitjes fantastike, ajo është shpallur edhe një herë futbollistja e ndeshjes, ashtu si në takimin e parë.