Kosova humb nga COVID-19 edhe një mësues

Gjatë paradites nga COVID-19 ka humbur jetën edhe një mësimdhënës nga Podujeva.

U.d i kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se mësuesi Bedri Raçi ka vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të mësimdhënësit Bedri Raçi, i cili nuk arriti t’i mbijetojë përballjes me Covid-19. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të tij. I përjetshëm kujtimi për Bedriun”, ka shkruar Rudari në mesazhin ngushëllues të tij.

Një ditë më parë nga COVID-19 ka humbur jetën dhe një mësues kosovar. Milaim Berisha  nga Prishtina ishte mësues në gjimnazin “Ahmet Gashi” në kryeqytet.

Numri i viktimave nga COVID-19 në Kosovë ka arritur në 798./Dijasot.com