Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ka njoftuar se ka hap konkurs për plotësimin e vendeve të punës me staf të brendshëm dhe të jashtëm akademik:
Fakulteti i Shkencave Ekonomike:
- Pedagog në fushën e Menaxhimit dhe/ose Marketingut
- Pedagog në fushën e Ekonomiksit
Kushtet bazë që duhet të plotësojnë kandidatët:
1. Të kenë mbaruar studimet në fushat e përmendura në niveli Dr.
2. Eksperiencë profesionale në fushën përkatëse
3. Eksperiencë në mësimdhënie në nivelin universitar
4. Të tjera eksperienca të vlefshme si botime, konferenca etj që lidhen me fushën
Fakulteti i Informatikës:
- Pedagog në fushën e Informatikës/ Inxhinierisë Kompjuterike
- Pedagog në fushën e Informatikës (Njohuri në GIS ose UML)
Kushtet bazë që duhet të plotësojnë kandidatët:
1. Të kenë mbaruar studimet në fushat e përmendura në niveli Dr. ose Dr. në proçes
2. Eksperiencë profesionale në fushën përkatëse
3. Eksperiencë në mësimdhënie në nivelin universitar
4. Të tjera eksperienca të vlefshme si botime, konferenca etj që lidhen me fushën
Aplikimet të dërgohen me email në adresën : [email protected] , ose dorazi në recepsionin e Universitetit Mesdhetar i Shqipërisë.
Aplikimi duhet të përfshijë:
Letër Interesi ku të shprehet qartë edhe specializimi i nënfushës ku aplikanti dëshiron të konkurojë, brenda fushave të përmendura më sipër.
CV & ID
Fotokopje të Dokumenteve të Shkollimit dhe Kualifikimeve.
Letër Referencë
Çdo dokument tjetër që lidhet me aktivitetin profesional ose shkencor
Afati i fundit i aplikimeve 30.06.2024