Në përvjetorin e 24-të të kësaj masakre, kryetari Konjufca nderoi 376 civilët shqiptarë të vrarë në mënyrë mizore nga forcat serbe më 27 prill të vitit 1999.
Gjatë bisedës me familjarët e të vrarëve, kryetari Konjufca tha se Meja është plaga me e madhe që e ka Kosova.
“Masakrën e 27 prillit të vitit 1999 duhet ta kujtojmë e mos ta harrojmë, sepse ky ishte krim i shumëfishtë: fillimisht planifikimi, pastaj ekzekutimi, e në fund zhdukja e tyre”, tha Konjufca.