Komuniteti shkencor i tronditur: Zbulim i pabesueshëm në hënën e akullt të Jupiterit Europa

Zbulimi i dioksidit të karbonit sugjeron se hëna e akullt e Jupiterit, Europa, e mbuluar me akull, mund të jetë e banueshme.

Teleskopi Hapësinor James Webb i NASA-s (JWST) ka zbuluar prova që tregojnë praninë e jetës në hënën e akullt të Jupiterit, Europa. Analiza zbuloi bollëk të dioksidit të karbonit në sipërfaqen e ngrirë të Evropës, duke sugjeruar jetë të mundshme nën koren e akullit. Zbulimi i ri JWST-së  është intrigues, sepse dioksidi i karbonit nuk duket se është bartur nga ndonjë meteorit apo asteroid, dhe shfaqet në një rajon gjeologjikisht të ri të hënës të quajtur Tara Regio, duke sugjeruar se gazi mund të ketë origjinën brenda vetë hënës, shkruan LiveScience, transmeton Dijasot.com

“Vëzhgimet e mëparshme të teleskopit hapësinor Hubble tregojnë prova të kripës me prejardhje nga oqeani në Tara Regio,” tha në një deklaratë shkencëtarja planetare e Universitetit Cornell, Samantha Trumbo. “Tani shohim se dioksidi i karbonit është gjithashtu shumë i përqendruar atje. Mendojmë se kjo nënkupton se karboni ndoshta e ka origjinën e tij përfundimtare në oqeanin e brendshëm.”

Karboni e ka origjinën në brendësi të oqeanit

Trumbo është autore kryesor i një prej dy punimeve mbi vëzhgimet e reja të Evropës, të botuara në revistën Science. Falë fuqisë së JWST-së, u deshën vetëm disa minuta që studiuesit të dallonin detaje të reja rreth Evropës, tha në një deklaratë Heidi Hammel e Shoqatës së Universiteteve për Kërkime në Astronomi.

Studiuesit kanë gjetur shenja të dioksidit të karbonit kristalor dhe amorf në Evropë. Për shkak se dioksidi i karbonit nuk qëndron stabil në sipërfaqen e Evropës për një kohë të gjatë, studiuesit besojnë se karboni erdhi nga oqeani relativisht kohët e fundit. Sipas hulumtimeve të vitit 2022, sipërfaqja e Evropës është mesatarisht rreth 60 milionë vjet e vjetër, gjë që vlerësohet nga disa kratere në akull.

Shkencëtarët po planifikojnë dy misione në Evropë në vitet e ardhshme. Misioni Clipper i NASA-s, që pritet të nisë në vitin 2024, do të lejojë vëzhgimin e Hënës nga orbita, me fokus në kërkimin e molekulave dhe kushteve të përshtatshme për jetë. Ndërkohë, Agjencia Evropiane e Hapësirës lëshoi ​​në prill anijen kozmike Jupiter Icy Moons Explorer (JUICE); e cila do të arrijë gjigantin e gazit në vitin 2031. Kjo anije kozmike do të bëjë 35 fluturime të tri hënave, Evropa, Ganimed dhe Kalisto./Dijasot.com

Përktheu dhe përshtati D.G.