Komiteti për pandeminë mblidhet sot në ora 11:00, priten masa të reja

Rritja e numrit të personave të infektuar me COVID-19 ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të vihet në lëvizje.

Siç ka njoftuar sot ky dikaster i drejtuar nga Armend Zemaj, në orën 11:00 do të mblidhet Komiteti për vlerësimin dhe koordinimin e situatës pandemike, ku do të shqyrtohen kufizimet eventuale që mund të merren.

“Komiteti për vlerësimin dhe koordinimin e situatës rreth Covid-19 mban sot takim për të shqyrtuar situatën epidemiologjike në vend lidhur me virusin korona”, thuhet në njoftim.

Masa pritet të merren për Prishtinën në veçanti meqë numri më i madh i personave të infektuar është nga kryeqyteti./Dijasot.com