Kjo verë në Arktik ishte më e ngrohta në histori

Raporti i agjencisë shtetërore amerikane të klimës NOAA ka treguar se Arktiku sivjet ka regjistruar verën më të ngrohtë qëkur bëhen matjet.

Rajoni rreth Polit të Veriut kishte temperaturat më të larta të verës, thanë shkencëtarët e NOAA-s në raportin e tyre vjetor, duke paralajmëruar se kjo është shenjë e “ndryshimit të përshpejtuar të
klimës”.

Pika më e lartë e shtresës së akullit të Grenlandës është shkrirë për të pestën herë në 34 vitet e fundit të mbledhjes së të dhënave dhe sipërfaqja e akullit ka vazhduar të tkurret.
Duke parë nivelin e gjithë vitit, viti 2023 ishte viti i gjashtë më i ngrohtë që nga mbajtja e matjeve, shkruan agjencia dpa. Hulumtimi, i publikuar në këtë formë për herë të 18-të, u përgatit nga 82 shkencëtarë nga 13 vende. /DG/DijaSot