Një fermë në Cambooya, në jug-perëndim të Toowoomba, Queensland po mbjell luledielli tërësisht me dron.
“Kjo kulture luledielli sipas njohurive tona, është kultura e parë e lulediellit e mbjellë tërësisht me dron. Pra, një dron i madh bujqësor që ne përdorim komercialisht, përhap farat e kësaj kulture”, thotë piloti i dronëve Roger Woods.
Teknika tashmë përdoret për kulturat si elbi dhe gruri, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.
Por shumë persona ishin skeptikë se kjo metodë do të funksiononte për lulediellin.
Në fakt, Roger Woodsit iu deshën disa përpjekje për ta arritur këtë prodhim në standardet e tij.
Fermerët thonë se teknika është më pak invazive sesa metodat tradicionale të mbjelljes dhe shpresojnë se kultivuesit e tjerë së shpejti do ta adoptojnë teknologjinë, transmeton Klankosova.tv.