Kështjella italiane me 1000 vite histori kthehet në hotel

Një mijëvjeçar më parë, sipas folklorit, Castel di Luco ishte vendi i ritualeve pagane.

Tani kështjella e rrumbullakët, në rajonin italian Le Marche, është vendi i një historie shumë më të lumtur, që ende po rishkruhet. Dhe një kapitull i ri i madh, po fillon këtë pranverë.

Disa javë më parë, kështjella përfundoi një restaurim masiv dhe hapi dyert e saj për mysafirët, që kërkonin një lloj të veçantë udhëtimi luksoz.

Ashtu si shumë prej akomodimeve më mbresëlënëse të Italisë, ky mishërim i Castel di Luco, nuk është një vend për t’u ekspozuar.

Përkundrazi, kështjella e rilindur, ofron një udhëtim privat dhe gjithëpërfshirës në kohë.

Gjatë gjithë kohës, kështjella ruajti statusin e saj, si një nga kështjellat më të rralla dhe më të veçanta në rajonin Piceno të Italisë, si dhe pamjen pothuajse të paprekur, si një strukturë arkitekturore mesjetare.

Përfundimisht, ajo u shndërrua në një rezidencë fisnike, ku banonte familja Ciucci deri në vitin 1800, kur trashëgimtarja e fundit, Maria, u martua me Giuseppe Amici.

Pasardhësit e tyre të drejtpërdrejtë, zotërojnë dhe menaxhojnë pronën sot.

Një dekadë më parë, ishte një restorant informal, ku nëna e pronarit Francesco Amici, gatuante ushqime të thjeshta për vizitorët.

Por, si shumë në rajon, ajo u dëmtua rëndë në tërmetin 6.6 ballë, që goditi Norcia në 2016. Dhe si pronarë të tjerë në rajon, Francesco dhe Laura Amici, përdorën ngjarjen shkatërruese si një mundësi për të krijuar.

“Një ngjarje e keqe, i solli një jetë të re kësaj kështjelle me më shumë se 1000 vjet histori,” pranon Moreno Moretti, themeluesi dhe CEO i Italy Charme.

Historia, që po tregon familja Amici, është e plotë. Së bashku me sallën e portreteve – “më e reja” daton në vitin 1660 – dhe afresket e shekullit të 18-të, që zbukurojnë dhomat e ngrënies, ruhen ndenjëset e vjetra të banjës mesjetare, së bashku me tezgjahët e thurjes dhe makineritë, nga metodat e vjetra të prodhimit të verës.

Disa çarje në tavane dhe mure, mbeten si shenja të tërmetit. Historia shpesh nuk është e bukur.

Kështjella ka nëntë dhoma gjumi, duke filluar nga një dhomë dyshe rreth 300 metra katrorë, një dupleks romantik, me një nga shkallët lundruese dhe një vaskë në zonën e fjetjes.

Secila prej dhomave, mban emrin e një gruaje, që i ka dhënë formë historisë së kështjellës.

Shqip.al