Frontmeni i Guns N’ Roses, Axl Rose është paditur nga një ish-modele, e cila pretendon se e ka ngacmuar seksualisht në vitin 1989, pra fiks 35 vjet më vonë.
Sheila Kennedy, një ish-modele dhe aktore ngriti një padi në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut të mërkurën, duke akuzuar muzikantin, emri i vërtetë i të cilit është William Bruce Rose Jr., se e kishte përdhunuar atë në dhomën e tij të hotelit pasi e kishte takuar në Nju Jork në një lokal nate.
Kennedy pretendon në dokumentet e gjykatës se Rose ‘përdori famën, statusin dhe fuqinë e tij si një personazh i famshëm për të fituar akses për ta manipuluar, kontrolluar dhe dhunuar seksualisht.
Sipas padisë, Rose thotë se ai e trajtoi atë si pronë të përdorur vetëm për kënaqësinë e tij seksuale.
Padia shton se Kennedy ndjeu se nuk kishte shpëtim nga kjo situatë dhe ishte e detyruar të pranonte.
Ajo pretendon se si rezultat ka pasur shqetësimi të rënda emocionale, fizike, financiare dhe psikologjike.
Tani kërkon dëmshpërblim, por nuk ka përcaktuar një vlerë.
Avokati i Rose u shpreh se pretendimet e Kenedy-t janë ‘fiktive’.
“Thënë thjesht, ky incident nuk ka ndodhur kurrë”.
Fotot që fansat kanë shkrepur njëherë, ku ata që dy shfaqen bashkë duket se e implikon situatën. Në lidhje me këtë, avokati zgjodhi të mos komentonte.
“Rose është i bindur që ky rast do të zgjidhet në favor të tij”, tha avokati./Tiranapost.al/Dijasot.com