Katër viktima nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar katër vdekje të reja nga COVID-19.

Numri total i të vdekurve nga koronavirusi është 678.

Po ashtu IKSHPK-ja ka publikuar edhe numrin e rasteve të të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit, ku Kosova shënon rekord të rasteve ditore që nga fillimi i pandemisë.