Janë përuruar punimet në gjimnazin “Ismail Qemali” në Kamenicë

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj bashkë me përfaqësues nga Bashkimi Europian si dhe Fondi Kosovar për Efiçiencë të Energjisë kanë vizituar nga afër si dhe kanë parë punimet e realizuara në objektin e kësaj shkolle.

“Që nga paslufta e këtej në këtë shkollë nuk ka pasur fare investime të tilla, andaj ne jemi shumë të kënaqur që në bashkëpunim me BE-në dhe FKEE-në sot po shohim objektin që ka marrë një pamje kaq të mirë si dhe të përshtatshme për një shkollë”,tha Rahimaj, raporton Gjilani Info

Ai premtoi se ky investim nuk do të jetë i fundit për këtë shkollë.