Shkolla verore “Jam shqiptar” do të hapet së shpejti. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani. Ai njofton se shkolla do të mirëpresë nxënësit shqiptarë në Itali. Ministri iu bën thirrje nxënësve që të aplikojnë dhe të mësojnë më shumë rreth historisë, artit, kulturës e traditave tona.
“Shkolla verore “JAM SHQIPTAR” do të hapë së shpejti dyert e saj. Këtë verë do të mirëpresim nxënësit e gjuhës shqipe në Itali. Ku tjetër më mirë se në atdheun tënd do të mund të praktikosh gjuhën amtare ? Eja dhe ti këtë verë për një vizitë studimore në Shqipëri, ku do të mësosh akoma më shumë mbi historinë, artin , kulturën e traditën shqiptare, gjatë eksplorimit në natyrën piktoreske të atdheut tonë të bukur. Nëse je nxënës i klasave shqipe në Itali, ndiq videon dhe dërgo sa më parë aplikimin tënd në adresën”, ka shkruar Hasani./Dijasot.com