“Ishin shtresë e pasur”/ Zbulimi arkeologjik që ndryshon historinë e Shëngjergjit, përballë varreve vendbanimi mesjetar

Një zbulim i bërë pak ditë më parë në fshatin Shënmri, afër Shëngjergjit në periferi të Tiranës ndryshon tërësisht historinë e zonës. Varreza e gjetur rastësisht nga punimet e rrugës, i përket periudhës helenistike dhe asaj arbërore.

Ndërsa hedh dritë mbi dy periudha, rëndësia është e dyfishtë” në një anë vërtetohet që zona është e banuar në periudhën helenistike, e dhënë që del qartë nga këto gërmime dhe e dyta, plotëson hartën vendbanimeve mesjetare, atyre të Arbrit duke konfirmuar vijimësinë e jetës dhe në Mesjetë, përpos Komanit apo Përmetit, edhe në zonën e Shëngjergjit.