Instruktori Uliks Gjonaj takohet në State Capitol Building me aktoren e Hollywood -it Jennifer Garner

Amerika i dha mundësinë të bëhet një nga shqiptarët e sukseshëm në botë. Uliks Gjonaj nga Kosova, i cili qysh i ri emigroi bashkë me familjen në SHBA, tani po trajnon forcat policore më të fuqishme në botë SWAT-i amerikan.

Emri i tij tani figuron në mesin e vetëm dhjetë instruktorëve të nivelit të 8-të në Commando Krav Maga të Israelit, sa i ka gjithsej bota.

Përvec Amerikës, stërvitja e policisë së shtetit i është besuar edhe nga Israeli, Zvicra dhe Austria. Megjithëkëtë, Gjonaj nuk ka harruar asnjëherë se nga vjen, pasi që jo rrallë herë ai shfaqet duke trajnuar policinë shqiptare.

Gjonaj rrëfen sesi kishte braktisur mjekësinë për tu bërë pjesë e policisë. I prirur që t’i shërbejë me profesionin e tij shoqërisë, në SHBA nisi studimet për instruktor duke hequr dorë kështu nga fusha e mjekësisë ku kishte filluar të shkollohej si ndihmës mjek.

                                               

“Rastësisht takoj dy policë, ata duke parë fizikun tim më këshilluan që të vizitoj shkollën e policisë”, tregon ai duke shtuar se ky ishte fillimi i një hapi të vogël, drejt një suksesi të madh që tash është kurorëzuar duke e njohur  Gjonajn si të vetmin instruktor të instruktorëve të licenuar në botë.

                                             

 

Gjonaj këto ditë po qëndron në shtetin Kentucky në SHBA ku atje po zhvillon trajnime në Akademin e Policisë së Shtetit të Kentucky. “Trajnimi ështe duke u mbajtur me Eliten e Policisë Amerikane si Swat, State Troopers ku po trajnohen programet më të reja Policore në fushën e sigurisë. Trajnimi është duke u zhvilluar në pjesën e Ndalesës së Automjeteve : Strategjia dhe taktika e ndalesës gjatë patrullimit me rrezikshmëri të lartë dhe pa rrezikshmëri”, ka thënë ai për gazetën online Dijasot.

                                             

 

Mirëpo, pas këtij trajnimi Uliks Gjonaj është takuar në State Capitol Building me aktoren e Hollywood -it, Jennifer Garner.

Në momentin kur Jennifer Garner afrohet tek Uliksi ajo i thotë është kënaqësi dhe respekt të jetë afër një Instruktori të Forcave Speciale. “Garner më uroi për punën time dhe qëndrim të mire në shtetin e bukur të Amerikës.  Jennifer filloi takime edhe me State Troopers dhe pas një kohe  të gjithe u shpërndam. Ajo që më pëlqeu tek Jennifer ishte thjeshtësia, respekti dhe mirësjellja e saj”, tha Gjonaj për Dijasot.com.