Innovation Academy ka përmbyllur vitin akademik me garën më të madhe të Inovacionit

Innovation Academy ka përmbyllur vitin akademik me garën më të madhe të Inovacionit, e cila është mbajtur në ambientin e Kalanës së Vushtrrisë.
“Faleminderit nxënës të dashur dhe ju pjesëmarrës që ishit pjesë e kësaj ngjarje madhështore”, shkruan në postimin e kësaj akademije në rrjetin social Facebook, raporton Dijasot.com.
Innovation Academy është themeluar në vitin 2019 dhe ka për qëllim zhvillimin e njohurive teknologjike që nga mosha 8 vjeçare, po ashtu mësimin e gjuhëve të huaja me planprogramet më të avancuara për fëmijë dhe të rritur.
Në njoftimin e saj thuhet se një garë madhështore me projekte të jashtëzakonshme u mbajt dje në Kalanë e qytetit të Vushtrrisë.
Fituesit e kësaj gare ishin:
1. Artur Merovci – Kafiteritë e Vushtrrisë
2. Suela Hasani – Mjeksia në Vushtrri
3. Amar Januzi – HandiKos
4. Feride Uka – Feminizmi
5. Lorik Rama – Cyber Security
6. Gresa Makiqi – TedX
3 projektet e vendeve të para mund ti gjeni këtu ⬇️
Falenderojmë të gjithë nxënësit dhe pjesëmarrësit që ishin të pranishëm në garën e madhe të inovacionit. 🤗