Infektologu Sadiku tregon se si është gjendja me pandeminë në Kosovë

Foto Claudio Furlan - LaPresse 10 Marzo 2020 Brescia (Italia) News Tende e strutture di emergenza degli Spedali Civili di Brescia per l emergenza coronavirus Photo Claudio Furlan/Lapresse 10 March 2020 Brescia (Italy) Tents and emergency structures of the Civil Hospitals of Brescia for the coronavirus emergency

Në Kosovë gjendja është duke shkuar drejt normalizimit të rasteve me Covid-19, dhe numri i të infektuarve është në rënie. Të paktën kështu ka deklaruar infektologu, Izet Sadiku.

“Trendi është në rënie sikur nga numri i të hospitalizuarve po ashtu edhe nga numri i të infektuarve, gjendja aktuale është duke shkuar drejt normalizimit, në çdo valë të virusit dy javët e para rritet numri i të infektuarve, 2 javët e tjera numri i të hospitalizuarve dhe 2 javët e fundit rritet numri i humbjeve të jetës, por që momentalisht është në rënie numri i të gjitha këtyre fazave. Respektimi i masave anti-covid dhe numri më i pakët i të ardhurve nga vendet e jashtme ka ndikuar në rënien e shumtë të rasteve”, ka thënë ai.

Tutje Sadiku tha se situata e virusit duhet gjithmonë të jetë nën kontroll, pasi që me variantet e reja të virusit menaxhimi i situatës është më i vështirë, shembull kemi edhe shtetin e Izraelit ku numri më i madh i popullsisë ishte i vaksinuar por që ka numër të madh të infektuarve dhe të humbjeve të jetës sepse variantet e reja shpërndahen shumë më shpejtë dhe janë më të rrezikshme.

‘’Qëllimet kryesore janë që situata të menaxhohet në mënyre globale pasi që mbi 70% e popullsisë evropiane janë të vaksinuar por variantet e reja ndikojnë edhe te të vaksinuarit’’, tha Sadiku për Kanal 10.

Sadiku shtoi se numri i qytetarëve për vaksinim nuk është i madhë ose nuk ka deri më tani një fluks të madhë.

“Ne si Republikë e Kosovës kemi të vaksinuar një numër të madhë të qytetarëve dhe kemi mbi 1 milionë doza të vaksinave andaj vaksinimi nuk paraqet problem. Personeli shëndetësorë duhet të jetë më aktiv në media pasi që shumica e panikës që krijohet te qytetarët është nga informimi i njerëzve të thjeshtë andaj duhet të jetë personeli shëndetësor ai i cili informon qytetarët për vaksinim’’, tha Sadiku./Eo