SHFMU ” Asim Vokshi” në Prishtinë ka njoftuar se nga sot kjo shkollë do të kaloj në mësim online.
Mësimi online do të vazhdojë për 14 ditë pasi që 5 mësimdhënës të kësaj shkolle kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, raporton Dijasot.com
Njoftimi i plotë:
Të nderuar prindër, nxënës dhe ju mësimdhënës,
Pas konfirmimit nga IKSHPK se në shkollën tonë kanë rezultuar 5 mësimdhënës pozitiv me Covod 19, dje është marrë vendimi që shkolla të kaloj në skenarin C-mësim online për 14 dite.