I ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Nicholas J.Giacobbe, ka mohuar se është arritur një marrëveshje për targat mes Kosovës dhe Serbisë.
Giacobbe, ka thënë se pavarësisht raportimeve të mediave, bisedimet në Bruksel po vazhdojnë, raporton Zeri.info.
Ai përmes një shkrimi në Twitter, ka thënë se është bërë perparim, por ende ka punë për t’u bërë.
Pavarësisht raportimeve në media, negociatat në Bruksel vazhdojnë. Është bërë përparim, por puna mbetet. Ne inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë që të vazhdojnë të angazhohen hapur dhe seriozisht”, ka shkruar Giacobbe.
Ndryshe, kryenegociatori i Kosovës në Bruksel, Besnik Bislimi, sot ka dhënë detaje pas takimit që ka pasur në Bruksel me ekipin e Serbisë dhe emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Ai tha se pala kosovare është pajtuar me tri pikat e draft-marrëveshjes, por pritet që të njejtën ta bëjë edhe pala serbe, për çka duket se po vazhdojnë edhe bisedimet në Bruksel. /Zëri