Hoxhaj: Qeveria duhet të merret me cilësinë në arsim

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka vizituar sot Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK).

Pas përfundimit të këtij takimi, Hoxhaj u ka bërë thirrje institucioneve të vendit që gjatë pushimit një mujor të bëjnë një plan program më cilësorë për zhvillimin e orëve mësimore në kohë pandemie.

Ai ka thënë se qëllimi i vizitës së tij që ta falënderojë SBAShK-un dhe të përcjellë mesazhin te mësimdhënësit që kanë qenë viktimë e COVID-19.

“Mësuam që numri i tyre është shumë i madh, mbi 2 mije 400 mësimdhënës janë prekur. Në një anë ne si PDK mendojmë se duhet të ruhet shëndeti i të gjithëve, por edhe Qeveria duhet të merret me cilësinë në arsim. Ajo se çfarë ka ndodhur në gjysmë vjetorin e parë mund të them se kemi një gjeneratë të humbur për shkak të Qeverisë”, thuhet në njoftim.

Hoxhaj ka ftuar institucionet që gjatë pushimit dimëror të bëhet një plan më i mirë për kompensimin e mësimit të humbur.

Ai tha se PDK-ja gjithmonë e ka parë SBAShK-un si partnerë të Kosovës të cilët kanë qenë njerëz kyç në në arritjen e pavarësisë. “Mësimdhënësit e kanë ndërkombëtarizuar çështjen e Kosovës gjatë periudhës së luftës”, ka thënë Hoxhaj. /Dijasot.com