Historiani Prelvukaj sjell një regjistër osman të vitit 1571 për Prizrenin

Në Prizren, brenda regjistrit osman të vitit 1571, një pjesë e qytetit, me 16 shtëpi quhej Kuka, por njihet me emrin paralel edhe si Kurila, shkruan historiani Genc Prelvukaj.

“Me ndonjë përjashtim banorët të gjithë janë shqiptarë, bazuar në antroponimet dhe patronimet që shfaqen, sikurse Gjin, Prend, Nina, Doç, Kola, Gika, Lum, Bic, Gjon, Tola, Nika etj. Ndërkohë është e pasigurtë nëse i kanë takuar formës katolike apo orthodokse të krishterimit”, ka shkruar Prelvukaj në rrjetin e tij social Facebook ku ka bashkëangjitur dhe një dëshmi/dokument. /Dijasot.com