Haradinaj: Protestat e 1 Tetorit historike, paralajmëruan epokën e re dhe vendosmërinë e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi

Sot mbushen 27 vjet nga protestat e Lëvizjes Studentore që u mbajtën më 1 tetor 1997.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK], Ramush Haradinaj ka thënë se 1 tetori shënon moment historik në të cilin rinia dhe profesorët Universitet të Prishtinës u “bën simbol i rezistencës ndaj padrejtësive dhe shtypjeve ndaj shqiptarëve.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kjo protestë ishte nisja e një lëvizje për ndryshime të mëdha.