Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Koblenz, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023 – 2024.
“Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës”, thuhet në njoftimin e Universitetit të Tiranës, raporton Dijasot.com
Afati i fundit për aplikim është 06 Nëntor 2023.
Për më shumë informacione linku më poshtë: