Hapet thirrja për aplikime për studentët në Universitetin Sakarya, në Turqi

Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Sakarya të Shkencave të Aplikuara, në Turqi.

“Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Sakarya të Shkencave të Aplikuara, në Turqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024”, njofton Universiteti i Tiranës.