Hapet SEMS-i për regjistrimin e semestrit për studentët e UP-së

Parlamenti studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka njoftuar studentet se është hapur  SEMS-i për regjistrimin e semestrit dimëror të vitit akademik 2023/24.

“Për studentët e të gjitha niveleve të studimit, do të jetë i hapur në Sistemin Elektronik për Menaxhimin e Studentëve (SEMS) prej datës 2.10.2023 deri më 31.10.2023. Për regjistrimin e studentëve të niveleve bachelor dhe master në vitet vijuese, do të zbatohen kushtet e përcaktuara me vendimet respektive të Senatit të UP-së”, thuhet në njoftim./Dijasot.com