Haliti me ambasadorë do të vizitojnë shkollën e parë shqipe në Stubëll të Vitisë

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti po zhvillon takim me ambasadorë të vendeve mike të Kosovës, të cilët me ftesë të tij po vizitojnë qytetin e Vitisë.

Kjo si shënim i ditës së 7 marsit – Ditës së Mësuesit, dhe pas pritjes në zyrë e tij, kryetari Haliti bashkë me ambasadorin e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Sllovenisë, Greqisë, Hungarisë do të vazhdojnë për në Kishën e Letnicës, aty ku Nëna Terezë nisi rrugëtimin e saj jetësor.

Më pas për nder të 7 marsit do të vizitojnë edhe shkollën e parë në Stubëll të Epërme të kësaj komune.

Ndërsa nga ora 16:00 në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” do të mbahet një akademi solemne për këtë ditë.

Ambasadori i Japonisë dhe ambasadorja e Francës ishin paraparë të marrin pjesë në ketë event por nuk janë prezent.