Në Ditën e Gjuhëve të Evropës, Gjimnazi “Eqrem Qabej” mirëpriti ambasadorët nga shtatë vendet e ndryshme të BE-së ku me ligjërata frymëzuese nga diplomatët e pranishëm, në ambientet e shkollës u zbulua edhe një mural dedikuar diversitetit gjuhësor – një simbol i përhershëm i rëndësisë së gjuhëve si ura që lidhin kultura dhe popuj.
“Me shkolla moderne drejt familjes së madhe evropiane”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë për Arsim të komunës së Prishtinës./Dijasot.com