Gjashtë shkolla të Gjakovës përzgjedhën për projektin “Zhvillimi profesional i mësimdhënësve me bazë në shkollë”

Gjashtë shkolla të komunës së Gjakovës janë përzgjedhur nga Drejtoria për Arsim e kësaj komune, për projektin e KosEd, i cili implementohet nga programi i EU me Ministrinë e Arsimit në kuadër të komponentës: zhvillimi profesional i mësimdhënësve me bazë në shkollë.

Shkollat do të jenë pjesë e programit për përmirësimin e cilësisë së performancës së shkollës përmes vlerësimit të udhëhequr nga kolegët.

“Në këtë fazë është me prioritet formimi i ekipit të vetëvlerësimit të shkollës.Ekipi i shkollës formohet për ta vlerësuar performancën e shkollës, në secilin prej pesë fushave të cilësisë së shkollës: Menaxhimi dhe Qeverisja, Kultura dhe Mjedisi Shkollor, Mësimdhënia dhe nxënia, Zhvillimi Profesional i Mësimdhënësve me bazë në shkollë, Performanca e nxënësve”, thuhet në njoftimi e publikuar nga DKA e Gjakovës.

Po ashtu njoftohet se ekipi i shkollës do të ketë së paku 5 anëtarë dhe maksimum 11 anëtarë për shkollat me numer të madh të personelit mësimdhënës.

“Anëtarët e ekipit të vetëvlerësimit të shkollës do të jenë nga radhët e personelit të shkollës, mësimdhënës – udhëheqës të aktivave profesionale, pedagogu i shkollës, koordinatori i cilësisë së shkollës, etj. Për këtë komponentë është duke u punuar me shkollat në dy drejtime “Sigurimi i cilësisë – përmes zbatimit të vetëvlerësimit të performancës së shkollës”, duke e integruar vlerësimin nga kolegët në nivel shkolle dhe vlerësimin nga kolegët e Ekipit Komunal, si qasje për të identifikuar nevojat për ZHPM dhe për të mbështetur mësimdhënësit në avancimin e mësimdhënies dhe nxënies, si dhe ” Shtrirja e programi të trajnimit, Praktikat pedagogjike të bazuara në dëshmi,  Programi i trajnimit me bazë në shkollë”, ka 8 module, 50 orë për certifikim në bazë të akreditimit në MASHTI”, thuhet mes tjerahs në njfotimin./Dijasot.com

Shkollat e përzgjedhura:

  • SHF”Kelmend Rizvanolli
  • SHMU”Mazllum Këpuska”
  • SHFMU”Fehmi Agani”
  • SHFMU”Ukshin Myftari”
  • SHFMU” Ali.M.Hasi”
  • SHFMU”Jahë Salihu”.