GIZ dhe GAC ndajnë mirënjohje për klubet e gjelbra në institucionet edukativo shkollore

Organizata Green Art Center – Prishtina “GAC”, në kuadër të projektit “Eco Schools Network” – Development of Green Education program in national level in Kosovo” në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, zhvilluan garat mjedisore me tematikat e caktuara me qëllim stimulimin e nxënësve në realizim të aktiviteteve mjedisore me mesazh ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit si dhe ndërgjegjësimin e publikut sa i përket ҁështjeve mjedisore. 

Sipas vlerësimit sot janë ndarë mirënjohjet dhe shpërblimet (materiale didaktike) për shkollat dhe klubet e gjelbra, si fituese të garave në nivel nacional. 

Garat mjedisore ishin të hapura për të gjitha shkollat në nivel vendi ku nxënësit nga klubet e gjelbra përmes pjesmarrjes në gara realizuan vizatime dhe video duke prezentuar idetë e tyre mbi raportet tani dhe në të ardhmen midis njeriut dhe mjedisit si dhe përҁuan tek publiku mesazhe edukuese mjedisore për rëndësin e mjedisit dhe kujdesin ndaj tij. Në këto gara kanë marrë pjesë mbi 70 institucione shkollore dhe me mbi 300 nxënës të angazhuar. 

Përmes një prononcimi në platformën virtuale prej anës së GIZ SMS, Alexandra Linden, përgëzoji nxënësit për aktivizimin e tyre të treguar në promovimin e vlerave mjedisore dhe duke i falënderuar shkollat për punën e tyre në mbështetje të edukimit për një mjedis të qëndrueshëm në Kosovë. Ndërkohë ekspertja nga GIZ,  Malaj falënderoi pjesmarrësit për kontributin e tyre në funksion të ngritjes së vetëdijes së komunitetit në Kosovë duke ndarë mirënjohjet për fituesit. 

Prej anës së Green Art Center – Prishtina, menaxheri i projektit Pajtim Kastrati, tregon se nxitja e nxënësve përmes pjesmarrjes në garat mjedisore ndikon ndër të tjera në rritjen e kulturës mjedisore tek të rinjët dhe ndërgjegjësimin e publikut. 

Organizata GAC me përkrahjen e donatorëve, ndër vite zhvillon aktivitete sipas programit për edukim mjedisor, me qëllim të rritjes së aktivizmit dhe njohurive të të rinjve ndaj mjedisit jetësor dhe qëndrueshmërisë mjedisore, të inkurajojë kreativitetin e nxënësve dhe të menduarit kritik në nivel nacional./Dijasot